
Real Mardid-Barcelona janë dy skuadrat që synojnë titullin kampion në këtë sezon të kampionatit spanjoll dhe shifrat e këtyre dy skuadrave spektakolare janë të frikshme në cdo këndvështrim.
Përpara “El Classico-s”, këto dy skuadra renditen në krye të Primera Division me nga 77 pikë kundrejt 56 që ka Valencia e vendit të tretë. 83 gola ka shënuar Reali deri në këto momente, ndërkohë që sulmuesit e Barcelonës 75 gola pas 30 javësh të këtij kampionati. 80 gola nga 158 në total janë shënuar vetëm nga 4 lojtarë, nga njëra anë Higuain dhe Cristiano Ronaldo dhe nga ana tjetër nga Mesi dhe Ibrahimovic.
Por në këtë ndeshje Ibrahimovic nuk do të luaje dhe sipas mediave spanjolle, më mirë kështu. Mesatarja e golave për minute, kur nuk luan me Ibrën është 1 gol në 116 minuta, ndërkohë që me Ibrën ka shënuar 1 gol në 136 minuta. Pas ish-sulmuesit te Interit, Mesi shënon cdo 55 minuta, ndërkohë që mesatarja e suedezit është 1 gol në 251 minuta thuajse një gol në 3 ndeshje. Nga ana tjetër, Reali i Madridit ka 12 rezultate pozitive rradhazi dhe thuajse prej një muaji ndan vendin e parë me Barcën.
Për më shumë i ka fituar të gjitha ndeshjet që ka luajtur në “Santiago Bernabeu” ku do të luhet dhe ndeshja e sotme. Mes të munguarve në “El Classico”, përvec Ibrahimovic, Guardiolës do t’i duhet të bëje pa Pique dhe Abidal, ndërsa 9 herë kampionët e Europës nuk do të kenë në dispozicion, brazilianin Kaka dhe Drenthen.
Përballja e sotme mes Realit të Madridit dhe Barcelonës do të ndiqet në Spanjë nga rreth 9.8 milione banorë, një shifër rekord kjo deri më tani, ndërkohë në të gjithë botën janë mbi 1 miliarde njerëz që do ta shohin. Në vendin tonë do të jetë si gjithmonë paketa SuperSport në platformën DigitAlb ajo që do të dhurojë momentet spektakolare të kësaj përballjeje të dy prej skuadrave më suksesshme të momentit.
Top Channel