FIFA: Al Kaeda nuk do ta pengojë Botërorin

10/04/2010 15:05

“Al Kaeda nuk do ta pengojë futbollin”. Ky është mesazhi i sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke pas kërcënimit publik të kreut të organizatës terroristeqë kërcënoi me sulme në Botërorin 2010.

“Botërori nuk do ndalojë për shkak të kërcënimeve. Nëse do të hiqnim dorë atëherë do pranonim që të tjerët të vendosin për ne. Jetojmë në një botë të lirë ku mund të bëjmë atë që duam”, shprehet ai.

Më tej, Valcke shton se FIFA po punon për të marrë të gjitha masat, në mënyrë që ky kërcënim të ngelet vetëm i tillë. “Të gjitha vendet po bashkëpunojnë për të ndaluar që terrorizmi të prekë këtë kompëticion”, përfundon Valcke.

Top Channel