Tare, vëzhgues te skuadra e Lacios

09/04/2010 13:20

Igli Tare do të humbasë postin si drejtor teknik te klubit i Serisë A italiane, Lacio. Presidenti i bardhekaltërve, Klaudio Lotito, po punon që të zgjerojë stafin drejtues, e po mendon të bëjë disa ndryshime.

Tare pritet të vazhdojë punën te Lacio, por me një tjetër detyrë. Ish-sulmuesi shqiptar, i cili ka edhe një vit kontratë, do të jetë pjesë e “shqiponjave” deri në vitin 2011. Sipas mediave italiane, Lotito nuk ka ndërmend ta shkarkojë nga detyra (në këtë rast do t’i paguante rrogën e mbetur), por do t’i besojë detyrën e vëzhguesit të skuadrës.

Ndryshimi ka ardhur edhe për faktin se 36-vjeçari nuk ka marrëdhënie të mira me lojtarët kryesorë të Lacios: prej javësh, trajneri Edi Reja, por edhe “senatorët” i kishin kërkuar presidentit që Tare të mos qëndronte në grumbullimin e ekipit, pasi tensiononte atmosferën.

Top Channel