MotoGp, Katar, Stoner dominon provat e lira

09/04/2010 23:25

Kejsi Stoner ka regjistruar kohën më të mirë në provat e lira të MotoGp në Katar.

Australiani me Dukatin e tij ka arritur kohën 1 minutë e 55 sekonda e 5 të qindëtat duke lënë pas spanjollin e Yamaha-s, Horge Lorenco me kohën 1 minutë 56 sekonda e 26 të qindëtat.

Vendi i tretë, me vetëm 2 të dhjetat larg shokut të skuadrës u rendit italiani, Valentino Rosi, për të vazhduar më pas me Deviciozon në vendin e 4-ët dhe Kapirosin në vendin e 5-të.

Nesër zhvillohen provat zyrtare ndërsa gara për çmimin e madh të Katarit zhvillohet të dielën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA