Të parët në kampionat dhe ende në garë për FA Cup, lojtarët e Chelsea besojnë se ky sezon mund të mbyllet pozitivisht edhe pse u eleminuan nga Champions League.
I pasi që e beson këtë është Frenk Lampard, i cili nesër do zbresë në fushë për gjysmëfinalen e FA Cup kundër Aston Villa-s. “I mundëm 7-1 pak javë më parë në kampionat dhe unë shënova 4 gola por kjo ndeshje është tërësisht e ndryshme. Ata do jenë shumë të motivuar dhe nuk duhet në asnjë mënyrë që t’i nënvleftësojmë”, thekson ish mesfushori i West Ham.
Më tej, ai shton se ka besim të madh që Chelsea do arrijë të fitojë dy trofe në këtë sezon. “Mendoj se mund të ecim pozitivisht si në këtë kompeticion ashtu edhe në Premier, thjesht duhet të kemi besim në forcat tona”, përfundon Lampard.
Top Channel