FSHF ndan portofolat dhe gjen sponsorin

09/04/2010 13:15

Pas vetëm një muaji nga riformatimi i tij në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, Komiteti Ekzekutiv ka vendosur të ndajë portofolat për anëtarët e tij.

Më mbledhjen e djeshme u morën disa vendime ku u miratuan rregullorja e re e brendshme e Funksionimit të KE-së, rregullorja tip, krijimi i katër komisioneve të reja, si dhe termat e referencës së komisioneve të përhershme dhe kryetarët e tyre.

Të gjithë anëtarët e tij tashmë do të kenë një impenjim në komisionet përkatëse, ndërkohë që i vetmi vend i mbetur bosh është ai i kryetarit të Komisionit të Kategorisë Superiore, i cili do të duhet të zgjidhet nga vetë klubet. KE vendosi dje edhe për sponsorin e ri teknik të FSHF-së, që për dy vitet e ardhshme do të jetë firma italiane “Legea”.

Një vendimi ishte edhe në lidhje me komisionin për organizimin e ceremonive të festimit të 80-vjetorit të krijimit të federatës dhe ai i shqyrtimit të ofertave të të drejtës televizive dhe reklamës për edicionin e ri eliminator të Euro 2012.

Top Channel