“El Classico” pa dyshen Kaka-Ibrahimovic

09/04/2010 15:05

Derbi “El Classico” që do mbërthejë jo vetëm Spanjën por gjithë botën mbremjen e nesërme në orën 22:00, nuk do ketë si protagoniste dyshen e importuar nga Serie A, Kaka-Ibra.

Real Madrid nuk do ta ketë në dispozicion brazilianin për shkak të një problemi fizik. Telashe edhe për suedezin pasi ai vazhdon të ketë probleme muskulare.

Ky derbi është një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit pasi të dyja skuadrat udhëheqin renditjen me pikë të barabarta. Si Pellegrini ashtu edhe Guardiola kanë në dispozicion dy skuadra super të forta pasi, vijnë nga shumë fitore rresht.

Top Channel