“Digitalb”, edhe 2 vjet Seria A

09/04/2010 20:05

Kur kanë mbetur më pak se 2 muaj deri në startin e evenimentit më të madh të futbollit botëror, Afrika e Jugut 2010, kampionat që do të transmetohet në paketën “Supersport”, kompania “Digitalb” ka vendosur t’u bëjë një tjetër dhuratë shqiptarëve.

Serie A, do të transmetohet në paketën Superport edhe për dy vitet e ardhshme.

Kompania e transmetimeve digitale, “Digitalb” ka nënshkruar kontratën e re 2 vjeçare për të mbajtur në ekranin e “Supersport”, kampionatin e derbeve më të forta të botës.

Shqiptarët do të vazhdojnë të ndjekin të gjitha ekipet italiane që kanë bërë histori në futbollin botëror, Milan, Inter, Junvetus si dhe të gjitha ndeshjet e skuadrave të tjera që pretendojnë titullin në Seria A, Roma, Fiorentina, Napoli, Sampdoria, Lazio.

Risitë e “Digitalb” nuk përfundojnë me kaq.

Ndryshe nga sezonet e kaluar këtë herë “Digitalb” ka vendosur të sjellë cilësinë maksimale të transmetimeve, pasi të gjitha ndeshjet e Serie A, për sezonin 2010-2011 dhe 2011-2012 do të transmetohet në formatin HD.

Kontrata e re 2 vjecare i jep të drejtën kompanisë “Digitalb” të ketë ekskluzivitetin e transmetimeve të këtij kampionati jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Për herë të parë, edhe shqiptarët në territorin e Kosovës do të ndjekin emocionin e ndeshjeve të futbollit italian ekskluzivisht në kompaninë “Digitalb”.

Top Channel