Liverpul e Fulhem krenaria angleze në Europë

08/04/2010 23:30

Liverpul dhe Fulhem janë të vetemt skuadra që ruajnë nderin e Premier Ligës në Evropë. Të dyja këto ekipe janë kualifikuar për në gjysmëfinale të Europa Ligë pasi i fituan ndeshjet e dyta të tyre.

Liverpuli u kualifikua mes 4 më të mirave të këtij aktiviteti pasi mundi Benfikën në ndeshjen e kthimit me rezultatin 4-1. The Reds  kaluan të avantazh me anë të Kajt në minutën e 2, ndërkohë që 7 minuta më vonë dyfishuan rezultatin me anë të Lukas.

Në pjesën e dytë Torres shënoi golin e tretë për skuadrën e Rafael Benitez në fillimin e pjesës së dytë. Benfika shkurtoi diferencës më anë të Kardozos duke rritur shpresat për kualifikim, por Torres nuk i la të gëzoheshin për shumë kohë pasi shënoi edhe golin e katërt të takimit.  

Fulhemi u mjaftua me një gol të Zamorës që në minutën e parë për të siguruar një vend në gjysmëfinale të Europa Ligë.

Volfsburg e pati të vështirë të ndryshojë fatin e kësaj ndeshjeje edhe pse i pati momentet e saj.

Atletiko Madrid është skuadra tjetër që kualifikohet mes 4 ekipeve gjysmëfinaliste. Në “Vincente Calderon” skuadra madrilene barazoi me Valencian 0-0, duke e marrë kualifikimin falë barazimit 2-2 në Mestaja një javë më parë.

Kuadri i gjysmëfinaleve mbyllet me Hamburgun. Skuadra gjermane fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Standardit të Liezhit me rezultatin 3-1. Petriç ishte protagonisti i Hamburgut me dy golat e shënuar prej tij në minutën e 20 dhe të 35, me këtë të dytin që ishte vërtet spektakolar.

Në minutat shtesë, Guerrero shënoi edhe golin e tretë që më shumë shërbeu vetëm për statistika.  Për Standard të Liezhit, golin e barazimit të përkohshëm e shënoi De Kamargo në minutën e 33.

Top Channel