Corinthias ëndërron David Trezeguet

06/04/2010 16:10

David Trezeguet mund të bashkohet me brazilianët e Corinthians edhe pse një transferim i tillë duket shumë i vështirë.

“Për ne do ishte një nder ta kishim këtu por do flasim në fund të sezonit. Nëse është e mundur, normalisht që do besonim tek ai. Objektivi jonë është të ecim sa më shumë në Kupën Libertadores dhe më pas do të shohim”, thotë drejtori teknik i skuadrës braziliane, Mario Gobbi.

Ndërkohë, Roberto Carlos ka bërë me dije se dëshira e Trezeguet është që pas Juventusit të transferohet tek Corinthias për të luajtur në krah të Ronaldos. “Besoj se me ndihmën e marketingut të pranojë për 4 milionë euro në sezon. Kjo do ndodhë nëse partneri jonë do pranojë të paguajë gjysmen e shumës”, shton Gobbi.

Top Channel