Slutsky: Bari artificial? I vështirë edhe për ne

05/04/2010 16:15

Trajneri i CSKA-së së Moskës, Leonid Slutsky ka kundërsulmuar Interin, duke thënë se fusha me bar sintetik nuk penalizon vetëm italianët por edhe skuadrën e tij.

“Nuk besoj se fusha sintetike do na favorizojë. Mjafton të shikoni ndeshjet që kombëtarja ruse ka luajtur në këtë fushë dhe të shikoni si sillen skuadrat ruse në stadiumet europiane. Nuk më duket se ka ndryshime të mëdha”, theksoi tekniku i moskovitëve.

Më tej ai ka folur për ndeshjen, duke theksuar se skuadra duhet të mendojë për të shënuar dhe jo për të dhuruar spektakël. “Nëse kualifikohemi pa luajtur një futboll të bukur, jam i sigurt se të gjithe do jenë të kënaqur. Duhet të jemi agresivë në sulm pa harruar mbrojtjen. Nëse pësojme gol do jetë shumë e vështirë”, shton Slutsky.

Top Channel