Vazhdon marshimi Real-Barça

04/04/2010 21:30

Nuk kanë të ndalur në marshimin e tyre fitues Barcelona e Reali i Madridit i cili në këtë javë të 30-të të Primera Division ka fituar pastër 0-2 me Racing Santander.

Me nga një gol për c’do pjesë madrilèneët kanë mbajtur të njëjtin hap me katalanasit të cilët e kishin mbyllur këtë javë që ditën e shtunë me fitoren 4-1 ndaj Atletikos së Bilbaos.

Në minutën e 22-të të ndeshjes Kristiano Ronaldo shndërron në gol një 11-metërsh duke i dhënë qetësinë skuadrës së tij e cila gjatë gjithë kohës luante në gjysmëfushën kundërshtare.

Edhe në pjesë e dytë me të njëjtin ritëm dominues janë futur në fushën e lojës madrilèneët edhe pse golin e dytë e realizuan në minutën e 76-të e këtë herë ishte argjentinasi Higuain që mposht portierin e Santanderit.

Pas kësaj fitoreje që është e 25-ta për skuadrën e Pelegrinit, në këto 30 javë të kampionatit spanjoll, i mban ata në krye bashkë me Barcelonën në kuotën e 77 pikëve.  

Top Channel