F1, Vettel triumfon në Malajzi

04/04/2010 11:40

Sebastian Vettel është fituesi i Cmimit të Madh të Malajzisë në Formula 1. Piloti i Red Bull ka lënë pas shokun e tij të skuadrës, Mark Webber dhe Nico Rosberg të Mercedes.

Piloti tjetër i Mercedes, Michael Schumaker ka braktisur garën që në xhirot e para, pas nje difekti mekanik të makinës.

Të njëjtin fat pati edhe Fernando Alonso i Ferrarit i cili ka dalë nga gara 2 xhiro para përfundimit.

Pas kësaj gare, në krye të klasifikimit për pilotët është Massa me 39 pikë dukë lënë pas Fernando Alonso dhe Vettel me nga 37 dhe Button me 35 pikë.

Ndërkohë kreun e klasifikimit të përgjithshëm për konstruktorët e mban Ferrari me 76 pikë, McLaren Mercedes me 66 dhe Red Bull me 41 pikë.

Top Channel