Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Tensionohen edhe më tej marrëdhëniet mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe. Në përkujtimin e 28 vjetori të konfliktit mes dy vendeve per arkipelagun Falkland-Malvine presidentja argjentinase, Kristina Fernandez u hodh kundër Londrës.
“Nuk ka të bëjë me sovranitetin, sesa me kolonializimin, ndoshta i vetmi dhe i fundit që ka mbetur. Të pretendosh sovranitetin në një distancë prej 14 mije kilometrash nuk mbështetet nga faktet historike, as juridike dhe aq më pak nga ato gjeografike”, deklaroi Fernandez.
Më tej kryetarja e Shtetit i quajti qesharake pretendimet se Argjentina mund të ndërmarrë rrugën ushtarake si mjet për të vendosur nën sovranitetin e saj ishujt.
Top Channel