SHBA kundër Karzait

02/04/2010 04:40

Shtetet e Bashkuara reaguan kundër akuzave të presidentit afgan Hamid Karzai, akuza këto adresuar ndaj OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar për favorizim të manipulimeve në zgjedhjet e vitit të kaluar.

“Karzai dhe qeveria e tij duhet të fokusohen në luftën ndaj korrupsionit në mënyrën më efikase të mundshme, për të siguruar komunitetin ndërkombëtar se mund ta bëjë diçka të tillë”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Philip Croëly.

Karzai sulmoi komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht mekanizmat e OKB-së në vend se gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura vitin e kaluar, inkurajuan manipulime në masë. Megjithatë kreu afgan pranoi se në proces pati parregullsi që nuk ndikuan në rezultat.

Top Channel