Nigeri, 20 të akuzuar për masakrën ndërfetare
02/04/2010 01:00
Autoritetet nigeriane ngritën zyrtarisht akuzat për 20 persona si përgjegjës të masakrave ndërfetare në qytetin e Josit, masakra këto të ndodhura disa javë më parë.
Lajmi njoftohet prej mediave ndërkombetare të cilat saktësojnë se disa prej të akuzuarve rrezikojnë edhe dënimin me vdekje.
Mbi 160 persona u vunë nën pranga pasi dyshoheshin si organizatorë dhe pjesëmarrës në masakrat ndërfetare mes të krishterëve dhe muslimanëve në qendër të vendit, ku vdiqën mbi 300 përsona.
Megjithatë sistemi nigerian i drejtësisë njihet për ngadalësinë e tij dhe për t’u njohur me përfundimet e gjykimit duhen pritur muaj, ndoshta edhe vite.
Top Channel