Irani, Obama apel Kinës për bashkëpunim
02/04/2010 08:00
Presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë një apel homologut të tij kinez, Hu Jintao për të punuar së bashku në cështjen bërthamore iraniane.
“Marrëdhëniet dypalëshe janë të rëndësishme”, është shprehur Obama, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë.
Së fundmi Kina ka dalë me një qendrim konkret mbi cështjen bërthamore iraniane, duke deklaruar se shpreson në një zgjidhje paqësore.
Top Channel