Grusht shteti në Guinea Bisau
02/04/2010 03:25
Grusht shteti në Guinea Bisau, njëri prej shteteve afrikane me paqëndrueshmërinë më të madhe politike.
Merret peng kryeministri.
Sipas burimeve nga shoqata të ndryshme humanitare në vendin afrikan, ushtarakët kanë arrestuar kryeministrin e vendit Gomes Junior.
Menjëherë pas arrestimit të kryeministrit, mijëra mbështetës të tij kanë dalë në rrugët e vendit për të kërkuar lirimin e tij, ndërsa udhëheqësi i grushtit të shtetit, Antonio Indjai ka kërcenuar protestuesit me vrasjen e kryeministri Junior në rast se ata nuk shpërndahen.
Top Channel