Dagestan, bombë në varreza pas atentateve

02/04/2010 09:30

Më 31 mars, ditën e atentatit të dyfishtë kamikaz në Kizlyar të Dagestanit, policia ka gjetur dhe neutralizuar një bombë artizanale, të fshehur në një varrezë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, të cilat i referohen burimeve pranë forcave të rendit.

Sipas këtyre të fundit, bomba u neutralizua duke shpërthyer, pa shkaktuar dëme tek banesat e afërta, në fshatin Oguzer.

Atentati i 31 marsit në Dagestan u mori jetën 12 personave. Ditën e djeshme presidenti rus Dmitri Medvedev vizitoi rajonin në fjalë, ku paralajmëroi masa të ashpra ndaj terrorizmit.

Top Channel