Sudan, opozita tërhiqet nga zgjedhjet
01/04/2010 18:05
Pothuajse të gjitha partitë e opozitës në Sudan i janë bashkuar thirrjes për t’u tërhequr nga pjesëmarrja në zgjedhjet që do të mbahen këtë muaj, nga frika e mungesës së sigurisë.
Korrespondenti i BBC në Kahrtum ka deklaruar se bojkoti është dëmi më i madh që i bëhet kredibilitetit të zgjedhjeve, të parat shumëpartiake që zhvillohen pas 24 vjetësh.
Njoftimi erdhi pas bisedimeve mbi krizën të mbajtura nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara, Scott Gration.
Presidenti Omar al Bashir, i kërkuar për kryerjen e krimeve të luftës në Darfur, tani po përballlet edhe me një sfidë të re edhe më të madhe.
Top Channel