SHBA, policia në kërkim të vrasësit serial
01/04/2010 16:10
Policia amerikane ka publikuar mbi 100 fotografi të grave të paidentifikuara, që mund të kenë qenë viktima të Rodney Alcala.
Personi në fjalë, 66 vjec dhe në kërkim nga policia, konsiderohet si vrasësi serial më mizor në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Sipas mediave amerikane, ai është dënuar më parë me vdekje për vrasjen e dhunshme të një vajze 12 vjecare, Robin Samsoe dhe për vrasjen 4 grave të tjera.
Megjithatë, hetuesit besojnë se Alcala ka vrarë të paktën 130 gra, ndërkohë që vetë 66 vjecari ka pranuar se ka vrarë 30.
Top Channel