SHBA, emigracioni, tension në shtetet e jugut

01/04/2010 21:20

Rritet tensioni në shtetet amerikane të jugut në vijim të ligjit të shumëkundërshtuar mbi emigracionin të aprovuar nga Arizona.

Janë në program për sot manifestime proteste në më shumë se 70 qytete.

Organizatat kryesore hispanike të Amerikës kanë rënë dakord për marshime proteste me një slogan të vetëm: “Todos Somos Arizona”.

Ndërkohë është kryer, në juglindje, operacioni më i madh kundër klandestinëve gjatë këtyre viteve të fundit: janë arrestuar 596 emigrantë me precedentë penalë.

Top Channel