Pedofilia, denoncime të reja nga “New York Times”

01/04/2010 08:00

E përditshmja “New York Times” i është kthyer sërish cështjes së priftit amerikan Lawrence Murphy, i cili dyshohet se ka ngacmuar dhjetra fëmijë shurdhë.

Sipas një dokumenti të rezervuar, në maj të 1988 për këtë cështje ka folur ballë për ballë arkipeshkëvi i Milwaukee, Rembert Weakland, dhe në atë kohë sekretari i Kongregacionit për Doktrinën e Besimit, Tarciso Bertone, sekretari aktual i Vatikanit.

Kardinali Bertone, sipas të njëjtit arkipeshkëv amerikan, kishte propozuar masa të lehta.

Top Channel