Murdok vendos: Konkurencë “New York Timesâ€
01/04/2010 02:25
Manjati i informacionit, Rupert Murdok vendosi uljen e cmimit të gazetës së tij “Wall Street Journal”, si masë për të konkuruar gjigantin “New York Times”.
Tek ndryshimet e reja përfshihet ulja e çmimit me rreth 80 përqind si dhe ndryshimi i formatit të gazetës nga një e përditëshme financiare në një të përditëshme me informacione të përgjithëshme.
Për sa i përket çmimit Murdok ka vendosur që për të gjithë abonentët e “New York Times”, “Wall Street Journal” të ofrohet me çmimin e 10 dollarëve në muaj kundrejt 40 dollarëve që ofrohet “NYT”.
Ndryshimet e reja do të marrin udhë menjëherë sapo të përfundojë fushata publicitare që reklamon ato.
Top Channel