Irani, Kina për një zgjidhje paqësore
01/04/2010 14:20
Kina vazhdon t’i qëndrojë idesë për një zgjidhje paqësore mbi dosierin bërthamor iranian. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm kinez.
Ndërkohë presidenti Hu Jintao ka lajmëruar se do të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar për sigurinë bërthamore më 12 dhe 13 prill.
“Kina do të vazhdojë të punojë për një zgjidhje paqësore. Ne gjithmonë kemi qënë për një zgjidhje paqësore dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim”, ka deklaruar zëdhënësi i presidentit.
Në këtë mënyrë Kina ka hedhur poshtë deklaratat e ambasadores amerikane në OKB, se Pekini ishte pro vendosjes së sanksioneve.
Top Channel