
Shifrat e papunësisë nëpër 16 vendet anëtare të eurozonës ka prekur kuotën 10 përqind në muajin shkurt, duke dyfishuar për herë të parë shifrat që kur hyri në fuqi valuta e euros.
Shifrat e papunësisë, sipas agjencisë Eurostat, janë të ndryshme në vendet e ndryshme të eurozonës. Në Spanjë ajo është 19 përqind, ndërsa në Holandë është shumë më pak, 4%.
Shifrat e vecanta tregojnë se në 15 muaj inflacioni në eurozonë kapi kulmin në mars, kur u rrit në 1.5 përqind nga 0.9 përqind që ishte ne shkurt.
Shifrat e inflacionit kanë qenë më të larta nga sa parashikohej nga analistët, të cilët fajësojnë për këtë rritje ngritjen e cmimeve të energjisë.
Gjithësesi, inflacioni mbetet nën kufirin e caktuar nga Banka Qendrore Evropiane, që është 2 përqind dhe analistet nuk presin që banka në fjalë të ndryshojë normat e interesit nga 1 përqind për muaj të tërë.
Top Channel