Irani, 6 fuqitë bien dakord për sanksionet

31/03/2010 20:50

Gjashtë fuqitë e mëdha, përfshirë Rusinë dhe Kinën, kanë rënë dakord që të fillojnë elaborimin e sanksioneve të reja ndaj iranit, për shkak të programit të tij bërthamor.

Përfaqesuesit e Britanisë së Madhe, SHBA, Francës dhe Gjermanisë gjetën gjuhën e përbashkët me Pekinin dhe Mosken, gjatë një telekonference.

Kina dhe Rusia ishin shprehur gjithnjë më të moderuara ndaj cështjes iraniane, por duket se në fund janë bindur për rrezikun që mund të vijë nga zhvillimi bërthamor i Teheranit.

Top Channel