Gramozi, katër ndeshje pa spektatorë

31/03/2010 20:55

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar me 4 ndeshje pa spektatorë skuadrën e Gramozit, pas ngjarjeve që ndodhën në fundjavë në ndeshjen me Skënderbeun.

Në këtë takim si pasojë e hedhjes së sendeve dhe mjeteve të tjera të forta në fushë u dëmtuan fizikisht arbitrat deri në atë masë sa e bëri të pamundur vazhdimin e gjykimit të ndeshjes.

Duke mos mjaftuar me kaq, komisioni i disiplinës i ka dhënë fitoren 2-0 në tavolinë skuadrës korcare që tashmë ngjitet në kuotën e 30 pikëve.

Në fundjavë derbi Gramozi – Skënderbeu u mbyll 15 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, pasi tifozët nisën të hedhin sende të forat në fushë që binin si shi mbi lojtarët dhe arbitrat, të cilët mbeten të plagosur.

Top Channel