FIFA, kuqezinjtë fitojnë 13 pozicione

31/03/2010 12:10

Kombëtarja kuqezi ka fituar plot 13 pozicione në renditjen mujore të FIFA-s që është publikuar ditën e sotme.

Fitorja 1-0 në miqësoren me Irlandën e Veriut, duket se e ka rritur shumë prestigjin e kombëtares se drejtuar nga kroati Kuzhe, e cila tashmë ndodhet në vendin e 83-të me 54 pikë më shumë, në kuotën e 389 pikëve.

Gjithësesi, kundërshtarët e grupit eleminator vazhdonë të ngelen lartë kombëtares shqiptare, pasi Bjellorusia ndodhet në vendin e 80-të, Bosnje Hercegovina në të 47-in, Rumania në të 32-tin dhe Franca në vendin e tetë.

Përsa i përket vendeve të para, Portugalia ka fituar dy pozicione duke u ngjitur në vendin e katërt, ndërsa Italia e Gjermania humbasin terren duke zbritur respektivisht në vendin e 5-të dhe të 6-të. Kryesimi vazhdon të mbahet nga Spanja që ndiqet nga Brazili dhe Holanda.

Top Channel