Balotelli reagon: Nuk kërkoj falje

31/03/2010 08:40

Thellohet kriza në skuadrën e Interit mes trajnerit Mourinho dhe sulmuesit Mario Balotelli, të cilët nuk kanë gjetur asnjë moment paqeje që kur portugezi shkeli në Milano.

Pas përjashtimit për të pestën ndeshje rresht për motive disiplinare, Balotelli nuk ka bërë asnjë hap pas duke refuzuar t’i kërkojë ndjesë teknikut.

“Nuk jam aq budalla sa të përjashtohem për 5 ndeshje rresht. Nëse duhej të kërkoja falje do ta kisha bërë që pas ndeshjes së parë”, u shpreh Mario gjatë emisionit “Chiambretti Night”. Në vijim ai ka shtuar se gjërat nuk janë ashtu sic duken.

“Kanë ndodhur shumë gjëra por do flas kur kjo situatë të ketë kaluar”, shton lojtari i talentuar që do mungojë edhe në ndeshjen e sotme kundër CSKA-së së Moskës për cerekfinalen e Champions League. Më pas ai kërkon që krenaria e tij do të ulet kur këtë gjë ta bëjë edhe trajneri Jose Mourinho.

Top Channel