Arsenal-Barcelona, sfida e ndjenjave të kundërta

31/03/2010 11:40

Katër vjet pas finales së Parisit, Arsenali dhe Barcelona e shohin sërish veten përballë njëra-tjetrës, në të njëjtin eveniment por jo me të njejtat emocione.

Sot ne mbremje, Champions League do na dhurojë një përballje mes gjigandësh, ku katalanasit e Guardiolës janë padyshim më të favorizuarit. Wenger ka besim të madh në rekuperimin e Fabregas, pasi ai vuan ende nga një dëmtim, ndërsa Guardiola kundërpërgjigjet me treshen Messi-Ibrahimovic-Henry.

Gallas e kujton me hidhërim dështimin në finalen e para 4 viteve. “Do ngelet përherë një moment i hidhur ajo finale pasi ishim shumë pranë fitores. Këtë herë jam i sigurt se do shkojë ndryshe. Ishe e vështirë ta pranonim atë rezultat por zhvilluam një finalë të bukur”, thekson francezi.

Ndërkohë, katalanasit mund të luajnë pa mesfushorin Iniesta, mungesa e të cilit do t’i krijojë hapësira ish-it Henry që ka shënuar plot 226 gola me fanelën e Arsenalit.  

.

Top Channel