Afganistan, kamikazi u merr jetën 17 civilëve

31/03/2010 11:35

Të paktën 17 civilë janë ekzekutuar në Afganistan pas një sulmi kamikaz në jug të vendit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave, 15 persona u plagosën. Kamikazi hodhi veten në erë në periferi të qytetit Lashkargah, kryeqendra e provincës së Helmandit ku disa funksionarë të qeverisë po shpërndanin ndihma për banorët.

Lënda plasëse ishte lidhur në një bicikletë, ndërsa mësohet se mes të plagosurve ka edhe shume fëmijë.

Top Channel