SuperTevez shkatërron Uiganin

30/03/2010 02:35

Mançester Siti ka shkatërruar 3 me 0 Uiganin duke i rimarrë Liverpulit vendin e pestë në renditjën e Premierligës.

Megjithë këmbënguljen e vendasve, 45 minutat e para të takimit mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0. Pjesa e dytë nis sërish vrullshëm për skuadrën e Mançinit, presioni i së cilës lë me 10 lojtarë në fushën e lojës miqtë e Uigan, pas daljës me karton të kuq të Kalduell në minutën e 56.

Në epërsi numerike Siti gjen golin e parë vetëm në minutën e 72 me sulmuesin argjentinas, Tevez. Dy minuta më vonë argjentinasi shënon edhe golin e tij të dytë në këtë takim, për të vulosur më pas rezultatin 3-0 në minutën e 84-ët dhe tripletën e tij përsonale.

Pas kësaj fitoreje Mançester ngjitet në kuotën e 56 pikëve, dy më pak se Totenhem i vendit të katërt dhe 2 më shumë se Liverpul i vendit të gjashtë.

Top Channel