Platini: Po, tifozëve aksionerë

30/03/2010 15:00

UEFA ka ndërmend të mbështesë propozimin e qeverisë britanike për të rezervuar një kuotë aksionere të klubeve të futbollit, rreth 25%, për tifozët.

Iniciativa, shkruan “The Guardian”, shihet me sy të mirë nga presidenti i UEFA-s, Michelle Platini.

“Mendoj se është një projekt i madh. Më pëlqen ideja që tifozët të investojnë në klubin e tyre, sepse në një farë mënyrë mbrojnë identitetin e tij”, është shprehur Platini.

Legjenda e futbollit francez ka shprehur gjithashtu vlerësimin për sistemin spanjoll, ku klube si Barcelona dhe Real Madrid kontrollohen nga aksionerë popullorë.

Top Channel