Partizani mund 4-2 Pogradecin

30/03/2010 19:45

Partizani ka mundur 4-2 në “Selman Stërmasi” Pogradecin, ndërkohë që tifozët e skuadrës kryeqytetase kanë djegur flamurin grek në shenjë proteste ndaj provokimeve antishqiptare të një kompanie rezervistësh të marinës greke gjatë paradës në Athinë.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh, pogradecarët nuk e kanë mbajtur dot presionin e lojtarëve me përvojë të Partizanit që brenda një harku të shkurtër kohor shënuan 4 gola, dopjetë e Mahos, Ishka dhe Rizvanolli janë autorët e golave të tjerë të Partizanit.

Pas kësaj fitoreje kryeqytetasit ngjiten në kuotën e 42 pikëve në vendin e katërt, 17 pikë më pak se Bylisi i vendit të parë.

Top Channel