FSHF “u shkul veshin”

30/03/2010 12:30

Gjykimi ka qenë më i kritikuari i këtyre javëve të fundit, madje nuk kanë munguar as ata që e kanë gjykuar atë faktor determinant në shpërthimin e shumë incidente të dhunshme në fushat shqiptare.

Kjo ka bërë që drejtuesit e lartë të FSHF-së t’u tërheqin veshin “bluzave të zeza”. Në ambientet e organit më të lartë të futbollit në vendin tonë, është zhvilluar dje një mbledhje mes drejtuesve kryesorë të FSHF-së dhe gjyqtarëve, ku u është kërkuar me shumë kujdes për javët e fundit të kampionatit, me qëllim që gjykimi të mos bëhet objekt kontestimi për pjesën e mbetur të sezonit.

Është bërë analiza e fazës së dytë, ku janë parë edhe rastet më të diskutueshme të kampionatit. Gjithashtu janë diskutuar edhe momentet më të kontestueshme në kampionatet elitare europiane, për t’u analizuar si shembull.

Top Channel