Derbi i Milanos, “alergjik” nga barazimi

30/03/2010 19:15

Derbi i Milanos është “alergjik” ndaj barazimeve, pasi që prej 15 ndeshjesh dy gjigantët e futbollit italian nuk ndahet në paqe midis tyre.

Në fakt, hera e fundit që ndeshja ka përfunduar me shenjën X, regjistrohet në datën 24 tetor 2004, një ndeshje e Serisë A, ku derbi Inter-Milan përfundoi pa gola.

Që prej atëherë, të dyja skuadrat kanë fituar nga shtatë herë kundra njëra-tjetrës, ku përfshihet edhe dy fitoret e kuqezinjve në Champions League të sezonit 2004-05.

Rezultatet e 15 derbeve të fundit
Sezoni        Ndeshja
2004-05    Milan-Inter    0-0
2004-05    Inter-Milan    0-1
2004-05    Milan-Inter    2-0
2004-05    Inter-Milan    0-3
2005-06    Inter-Milan    3-2
2005-06    Milan-Inter    1-0
2006-07    Milan-Inter    3-4
2006-07    Inter-Milan    2-1
2007-08    Inter-Milan    2-1
2007-08    Milan-Inter    2-1
2008-09    Milan-Inter    1-0
2008-09    Inter-Milan    2-1
2009-10    Milan-Inter    0-4
2009-10    Inter-Milan    2-0
2010-11    Milan-Inter    1-0

Top Channel