West Ham, Zola nuk dorëhiqet

29/03/2010 17:30

Gianfranco Zola është i vendosur të qëndrojë në drejtimin e West Ham për ta mbajtur në Premier League.

Ka qënë vetë tekniku italian që e ka bërë të ditur. Nëpërmjet faqes zyrtare të klubit londinez, Zola ka zgjidhur dilemën pas një fundjave në mendime.

Pas humbjes së gjashtë në kampionat dukej se koha e tij në Upton Park kishte skaduar.

Gjithashtu vetë Zola nuk e kishte përjashtuar mundësinë për një dorëheqje.

Top Channel