Starova rikthehet në krye të Tiranës

29/03/2010 23:00

Sulejman Starova do të jetë trajneri i Tiranës për pjesën e mbetur të sezonit.

Humbja e tretë radhazi në kampionat duket se ka detyruar drejtuesit e klubit bardheblu të marrin këtë vendim.

Në 5 javët e fundit Tirana është drejtuar nga kapiteni Devi Muka, që ishte njëkohësisht edhe trajner edhe lojtar në fushë.

Sulejman Starova do të jetë trajneri i pestë i Tiranës për këtë edicion pas kroatit Lonçareviç, Tafajt, Dedes dhe Mukës.

Ky është një ndër sezonet më të këqija për 24 herë kampionët e Shqipërisë, pasi ndodhet shumë larg titullit kampion dhe është eleminuar nga Kupa.

Kjo është hera e tretë që Starova rikthehet në drejtimin e skuadrës së Tiranës, me të cilën fitoi titullin kampion në sezonin 2004-2005, si dhe në 3 javët e para në sezonin 2006-2007.

Top Channel