Milan barazim me Lazio-n

29/03/2010 08:40

Milani ka shpërdoruar një tjetër rast për tiu afruar më shumë kreut.

Pas barazimit me Napolin dhe humbjes me Parmën, kuqezinjtë e Leonardos kanë barazuar 1-1 këtë fundjavë me Lazio-n. Golit të Boriello-s, kryeqyetasit i janë kundërpërgjigjur me Lichsteiner.

Në minutat e mbetuara përpjekjet e shumta të Milan nuk janë shpërblyer me gol, duke bërë që sfida e “San Siro” të përfundojë në paqe.

Juventus më në fund rikthehet te fitorja, 3 pikë të fituara mes kontestimeve të shumta të tifozëve dhe problemeve para fillimit të ndeshjes, ku tifozët goditën mbrojtësin Zebina. Skuadra e Zaceron-it mundi më vështirësi 2-1 Atalantën falë golit vendimtar të Felipo Melo-s në minutat e fundit të ndeshjes.

Del Piero me një supergol kaloi bardhezinjtë në avantazh, por në fundin e pjesës së parë, Juventus ndërshkohet nga një ish lojtar i saj, Amoroso shënoi golin e barazimit. Në 45 minutat e mbetura të dyja skuadrat kërkuan fitoren por ajo që pati më shumë fat ishte “Zonja e Vjetër” që në minutën e 82-të gjeti golin e fitores me Felipe Melo.

Triumfi në Torino i mban ende të gjalla shpresat e Juventusit për të siguruar një vend për Champions sezonin e ardhshëm.

Top Channel