Korcë, Rally Albania në Malin e Moravës

29/03/2010 11:35

Garat e Rally Albania jane zhvendosur ne ngjitje te Malit te Moraves ne Korce ne nje terren malor dhe me kthesa te shumta dhe te forta.

Turi i radhes ka qene ai i garave me makina dhe motore te etapes ‘hill trasing’ qe eshte mbajtur ne nje terren te veshtire per garat e shpejtesise per shkak te pjerrtesise se madhe te rruges ne ngjitje dhe kthesave teper te veshtira.

Ne kete gare kane marre pjese 40 pilote nga qytete te ndryshme te vendit dhe nga Kosova qe jane mundur te kapin kohen me te shpejte ne nje distance prej 10 kilometrash, ku nuk kane munguar as aksidentet. Dy mjete kane dale nga rruga ne nje nga kthesat me te veshtira te kesaj gare dhe jane perplasur pas faqes shkembore gje qe ka sjelle edhe nderprerjen per disa minuta te garave te cilat  kane vijuar pa probleme ndersa pilotet nuk kane pesuar demtime.

Kohen me te mire te ketyre garave e ka shenuar piloti Klodian Voko qe e ka pershkuar distancen ne pisten e garave per 2 minuta e 27 sekonda. Cmimet e ketyre garave ju kane kaluar per tre klaset, perkatesisht klasi i pare pilotit Usuf Onali, Klasi i dyte Shkelzen Lajci dhe i treti Elton Karaji. Per secilen kategori jane ndare tre cmime ndersa gara e motorrave eshte fituar nga Anastas Lico.  

Top Channel