Inter, koha për rikthimin e Balotelli-t

29/03/2010 14:25

Pesë ndeshje mendohet se i kanë mjaftuar trajnerit Mourinho që të bindet se Maro Balotelli ka venë mend ne kokë.

Sulmuesi i talentuar ka ngrohur tribunën e stolit dhe shtëpinë në 5 përballjet e fundit, pasi ai nuk është përfshirë në listë nga tekniku portugez. Në “Appiano Gentile” ka mbërritur drejtori sportiv, Mario Branca, i sili synon të vendosë paqen mes lojtarit dhe trajnerit karizmatik.

Ndeshjet e ardhshme do vendosin sezonin e Interit pasi skuadra zikaltër është në garë për kampionatin me një pikë më shumë se Roma dhe do ndeshet të mërkurën me CSKA-në e Moskës për cerekfinalet e Champions League.

Top Channel