Cska në Milano, Honda nuk stërvitet

29/03/2010 21:30

Keisuke Honda nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e CSKA në Appiano Gentile, në Itali, në kuadër të ndeshjes kundër Interit të mërkurën.

Mesfushori japonez ka një problem në kavilie që vë në dyshim prezencën e tij në garën e cerekfinaleve të Champions League.

CSKA është ulur sot në orën 14 në Milano pas një udhëtimi jo shumë të qetë, duke pasur parasysh sulmet terroriste që ndodhën në Moskë.

Top Channel