Bayern Munchen në ankth për Robben

29/03/2010 12:20

Bayern Munchen rrezikon të mos ketë në dispozicion një nga lojtarët më të rëndësiahëm për ndeshjen e parë cerekfinale të Champions League kundër Manchester United që do luhet nesër në “Allianz Arena”.

Arjen Robben që e mbylli ndeshjen kundër Shtutgartit duke caluar, është në dyshim për shkak të një kontraktimi në pulpën e majtë.

Në rast se holandezi do të mungojë, atëherë Van Gaal do t’i besojë kroatit Olic, i cili bashkë me Ribery do luajë pas krahëve të dyshes Muller-Klose.

Top Channel