Arsenal, Guardiola në vendin e Venger?

29/03/2010 14:45

Lajme të bujshme mbërrijnë gjithnjë nga Anglia në lidhje me transferimet e trajnerëve apo të lojtarëve.

“Sunday Star” ka bërë të njohur dje një lëvizje shumë interesante, e cila është e lidhur me klubin e Arsenalit.

Sipas gazetës së njohur angleze, trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është zgjedhur nga “Topçinjtë” si zëvendësuesi ideal i teknikut aktual, Arsen Venger, kur ky i fundit të vendosë të mbyllë lidhjen e tij me skuadrën londineze (ka një kontratë deri në fund të qershorit 2011) dhe të pranojë ndoshta destinacione të tjera, në veçanti spanjolle. Venger është në qendrën e vëmendjes së Real Madrid.

Top Channel