F1, Button triumfon në Australi

28/03/2010 09:45

Jenson Button është fituesi i Cmimit të Madh të Australisë në Formula 1. Piloti i McLaren Mercedes ka triumfuar në një garë që është karakterizuar që në momentet e para të saj nga incidente të shumta.

Vendin e dytë e ka zënë Robert Kubica me Renault, ndërsa i treti Felipe Massa i Ferrarit.

Pas kësaj gare, kreun në renditjen e përgjithshme për pilotët e mban Alonso me 37 pikë, Massa me 54 dhe Button me 31.

Ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm për konstruktorët kryeson Ferrari me 70 pikë, duke lënë pas McLaren me 54 dhe Mercedes me 29 pikë.

Top Channel