Serie A, Roma i rikthen shkëlqimin kampionatit

27/03/2010 20:25

Serie A është rihapur plotësisht pas fitores që Roma arriti në ndeshjen më të rëndësishme të javës kundër Interit kryesues.

2-1 ishte rezultati final i një ndeshjeje që dhuroi emocione dhe spektakel, duke i rikthyer sërish shkëlqimin futbollit italian. -1 pikë nga kreu i renditjes e ndajnë skuadrën romane. Goli i parë erdhi në minutën ë 17-të nga De Rossi, por Milito barazoi 10 minuta pas fillimit të pjesës së dyte.

Nuk ka zgjatur shumë gëzimi i skuadrës zikalter, pasi Luca Toni nuk gaboi përballe Julio Cesar. Mourinho dhe Interi kthehen në shtëpi me 7 kartonë të verdhë plus 2 shtylla dhe tashmë duhet të përgatisë ndeshjen e parë të cerekfinales se Champions League kunder CSKA-së së Moskës.

Nëse edhe Milan fiton nesër kundër Lazio-s, atëhere do të jenë tre skuadra në luftën për titull të këtij sezoni.

Top Channel