Gramozi-Skënderbeu degjeneron në dhunë

27/03/2010 16:15

Dhuna e tifozëve kolonjarë në stadiumin e Ersekës ka bërë që derbi Gramozi–Skënderbeu të mbyllet rreth 15 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Gjithcka nisi nga një rivënie anësore. Gjyqtari anësor Avdos i dha të drejtën korcarëve të përdornin topin, një vendim ky i kontestuar nga tifozeria vendase, të cilët filluan të hidhnin sende të forta në fushë në drejtim të futbollistëve kundërshtarë dhe gjyqtarëve të ndeshjes.

Si pasojë e kësaj dhune morën plage të lehta dy gjytarët e ndeshjes dhe një lojtar i Skënderbeut. Hedhja e sendeve të forta vazhdon edhe pas këtij momenti, gjë e cila detyroi gjytarët e ndeshje të pezullonin ndeshjen, e cila deri në atë moment ishte 0-1 në favor të Skënderbeut.

Ndërkohë që në veprim u vunë forcat e shumta të policisë, të cilat, duke marrë shkas edhe nga dhuna e disa javëve më parë në këtë fushë, kishin marrë përforcime edhe nga reparte të tjera të forcave speciale. 

Top Channel