Apeli fal Begajn e Patushin

27/03/2010 12:45

Komisioni i Apelit ka vendosur të falë lojtarin e Flamurtarit, Halim Begaj, dhe mesfushorin e Kamzës, Saimir Patushi. Mbrojtësi i skuadrës vlonjate ishte dënuar nga Disiplina me pesë ndeshje pezullim dhe 100 mijë lekë të reja gjobë, për goditjen e kundërshtarit (Gentian Gjondeda) në ndeshjen me Kastriotin.

Por, me vendimin e djeshëm të Apelit, dënimi i Begajt është reduktuar ndjeshëm si në aspektin e ndeshjeve që duhet të qëndrojë jashtë fushe, ashtu edhe në anën financiare.

Pezullimi për lojtarin kuqezi u ul në dy ndeshje, ndërsa gjoba në shifrën 20 mijë lekë. Falje “rekord” ka qenë ajo për Patushin, i cili ishte konfrontuar fizikisht me trajnerin e Pogradecit, Çekiçi: lojtari e ka goditur teknikun me kokë në datën 14 shkurt dhe ishte pezulluar për një vit nga aktiviteti. Dënimi i tij u reduktua në vetëm pesë ndeshje.

Top Channel