Përdhunonte gruan dhe djalin, arrestohet

26/03/2010 15:35

Kishte lidhur shumë herë në krevat gruan duke e rrahur dhe detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me të. Gjithashtu abuzime ka pësuar edhe një prej djemëve të tij.

Me këto akuza të rënda një burrë 49 vjecar është arrestuar nga karabinierët e Napolit, në Itali.

Dhuna ka zgjatur disa vjet, por është denoncuar vetëm pak kohë më parë.

Burri kërcënonte me vdekje të gjithë familjen për të evituar cdo mundësi arratie.

Top Channel